Sport

Hansi Flick largohet nga Bayern Munich me 6 tituj në “valixhe”, drejtuesit kanë gjetur pasuesin e tij

14 Prill 2021, 08:45 Nga DOSJA
Hansi Flick largohet nga Bayern Munich me 6 tituj në “valixhe”,

GJERMANI-Aventura e Hansi Flick në stolin e Bayern Munich ka shkuar drejt fundit! Trajneri gjerman, sipas asaj që Lothar Matthaus ka thënë për Sky, do të largohet në fund të sezonit pasi ka marrë ofertë nga DFB (Federata Gjermane) për të drejtuar kombëtaren e Gjermanisë pas largimit të Low. Veç kësaj, në vend të tij pritet të ulet trajneri i talentuar dhe i ri i Leipzig, Nagelsmann.

Flick do të largohet ndoshta edhe më një tjetër titull kampion dhe pasi ngriti sezonin e shkuar të gjithë trofetë e mundshëm që ekziston, plot 6 të tillë (titull, Champions, Kupë, Superkupë, Superkupë Europe dhe Botëror Klubesh).Sivjet, Bayern u eliminua sonte nga Champions dhe gjithashtu ishte eliminuar me kohë nga Kupa e Gjermanisë. Mbetet edhe kampionati deri në fund por vendimi është marrë.

Debatet dhe raporti i krisur mes drejtorit sportiv Salihamidzic dhe Flick ka ndikuar.Nga ana tjetër, pas eleminimit nga PSG Hansi Flick u shpreh: Urime Psg, skuadra ime e meritonte kualifikimin për në gjysmëfinale, por na munguan finalizimet”.Flick drejtoi Bayern Munich 80 ndeshje duke arritur 66 fitore, 7 barazime dhe po kaq dhe humbje.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayern munich hansi flick bayern munich hansi flick

Sondazh

Poll