Sport

Maradona, mbi 4.5 milionë dollarë për fëmijët, motrat dhe ish të dashurat

13 Prill 2021, 18:21 Nga DOSJA

ARGJENTINE – Miliona dollarë të shpenzuara për të afërmit, të njëjtët që sot luftojnë për të marrë në duart e tyre një trashëgimi të pasur. Ndërsa, avokatët po punojnë për të rindërtuar sasinë e saktë të pasurive të Diego Armando Maradonës, del edhe shuma befasuese e shpenzimeve që “Pibe de Oro” ka përballur në vitet e fundit të jetës për miqtë dhe të afërmët e tij. Sipas të dhënave të kontabilitetit në zotërim të Matias Morla, donacionet e argjentinasit shkojnë deri në 4.699 milionë dollarë vetëm në periudhën nga 2014 në 2020.

Nga regjistrat financiarë të ekzaminuar, dalin makina, apartamente, pushime, sigurime shëndetësore, vizita specialistësh, shpenzime ushqimi, fatura flokësh dhe estetistesh, madje edhe fatura telefonike. Në fakt, Maradona mbante pranë një ushtri njerëzish, që u mbulonte edhe shpenzime nga më të ndryshme. Përfituesit më të mëdhenj të bujarisë së “Pibe de Oro” janë pesë fëmijët (Dalma, Gianinna, Diego Jr., Jana dhe Diego Fernando i vogël). Ata ndiqen nga ish-gruaja Claudia Villafane, dy ish të dashurat (Veronica Ojeda dhe Rocio Oliva), dy vëllezërit (Hugo dhe Raul) dhe pesë motrat (Ana, Kity, Lili, Maria Rosa dhe Claudia). Por, përfituesit e ndihmës financiare të yllit argjentinas janë gjithashtu edhe miq dhe të afërm të ish të dashurave, përfshirë nënën e Rocio Oliva, të cilës Maradona i ka dhuroi 155.000 dollarë në 2017 për blerjen e një apartamenti.

Ndër shpenzimet e identifikuara, duke filluar nga 2014, janë për shembull 25.000 dollarë për të blinduar makinën e ish të dashurës Veronica Ojeda, 38.000 dollarë për të paguar fluturimet private për vajzat Dalma dhe Gianinna. Në maj 2017, ka një shpenzim prej 378.000 dollarësh për udhëtime të pa specifikuara nga fëmijët dhe miqtë.

Të dhënat në posedim të Morlas, përmendin hua të madhësive të ndryshme, duke përfshirë edhe 900.000 dollarë ish gruas Claudia, më pas subjekt i një ankese për mos-shlyerje. Në favor të Diego Jr., ka dy disbursime prej 25 dhe 48 mijë dollarë midis 2016 dhe 2017 për blerjen e një makine dhe dhurata të ndryshme. Shumë nga këto donacione, ato që lidhen me blerjen e pasurive të patundshme, janë sot në qendër të mosmarrëveshjes gjyqësore të ashpër për të krijuar trashëgimtarët legjitimë.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport claudia villafane dalma diego armando maradonës diego jr gianinna jana dhe diego fernando i vogël matias morla pibe de oro rocio oliva veronica ojeda claudia villafane dalma diego armando maradonës diego jr gianinna jana dhe diego fernando i vogël matias morla pibe de oro rocio oliva veronica ojeda

Sondazh

Poll