Sport

I bëri thirrje ndjekësve të gjenin këtë vajzë, futbollisti i Napolit tregon zemrën e madhe, publikon…

13 Prill 2021, 18:49 Nga DOSJA
I bëri thirrje ndjekësve të gjenin këtë vajzë,

NAPOLI-Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen ishte protagonist i një historie të bukur ndodhur jashtë fushës. Dje sulmuesi kishte kërkuar ndihmë nga ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale për të kërkuar një vajzë nigeriane pa këmbë, sot ndodhi befasia e këndshme: vajza është gjetur. Për të treguar ishte vetë Osimhen që ka postuar një story në Instagram. “E gjeta atë, dua të falënderoj të gjithë ata që kanë treguar shqetësim për gjendjen e saj. Zoti ju bekoftë”.

Të hënën Osimhen kishte publikuar në story në Instagram foton e një vajze me një këmbë të prerë dhe me një shportë të mbushur me shishe uji në kokë. Sulmuesi nigerian nuk e ka harruar origjinën e tij, ai i njeh shumë mirë vështirësitë në vendin e tij të origjinës dhe është bërë protagonist i një gjesti të bukur në rrjetet sociale.

Osimhen, shumë i popullarizuar në Instagram (ai ka pothuajse 500,000 ndjekës), përfitoi nga fama e tij dhe kërkoi nga cilido që kishte lajme për vajzën protagoniste të fotos që ai ndau, t’i dërgonte menjëherë një mesazh privat në rrjetin social. Këtë herë rrjetet sociale kanë punuar shumë mirë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport napoli victor osimhen napoli victor osimhen

Sondazh

Poll