Sport

Barça bën foton zyrtare… Piqué “i shkel syrin” Neymar

13 Prill 2021, 19:32 Nga DOSJA

SPANJE – I është dashur të presë pak, për të kaluar të gjitha rrëmujat institucionale në muajt e fundit, por Barcelona tashmë ka foton e saj zyrtare për sezonin 20-21. Lajmin e ka bërë të ditur klubi katalan përmes kanaleve të tij, teksa sot e ka publikuar atë.

Në të mund të shihni skuadrën, së bashku me stafin teknik dhe presidentin e ri të Barçës, Joan Laporta. Fotoja ka disa kuriozitete, siç është Coutinho i shtuar dixhitalisht ose shikimi i humbur i Ousmane Dembélé. Sidoqoftë, në të vërehet Gerard Piqué, mbrojtësi i Barçës që ka bërë një gjest me duart e tij.

Për rastësi, këtë gjest e ka bërë edhe Neymar në sezonin 2014-15 dhe Ronaldinho në 2005-06. Tani që emri i sulmuesit brazilian po tingëllon si një përforcim i mundshëm për Barçën, gjesti i Piqué mund të interpretohet, si një shkelje syri për Neymar.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona coutinho gerard pique joan laporta ousmane dembele ronaldinho barcelona coutinho gerard pique joan laporta ousmane dembele ronaldinho

Sondazh

Poll