Sport

Debati televiziv Krelani-Batatina, Disiplina kërkon sqarime ndaj trajnerit

14 Prill 2021, 06:24 Nga DOSJA
Debati televiziv Krelani-Batatina, Disiplina kërkon sqarime ndaj trajnerit

KOSOVE – Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka nisur hetimet  ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, për shkak të gjuhës së papërshtatshme në drejtim të gazetares së sportit, Qendresa Krelani në emisionin “Sporti Total” në KTV.

“Gjatë debatit televiziv në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, përdori gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetares (analistes) së RTK-së, Qëndresa Krelani, e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores Disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i FC Llapi, Tahir Batatina deri më 16.04.2021 ora 13:00”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ky organ i FFK-së, ka marrë edhe disa vendime dhe ka hapur procedurë disiplinore për disa klube. Me nga 500 euro janë gjobitur trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi dhe presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, për akuza në drejtim të FFK-së, raportojnë mediat kosovare.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport abedin zeka ismet munishi qendresa krelani tahir batatina trajnerit të llapit abedin zeka ismet munishi qendresa krelani tahir batatina trajnerit të llapit

Sondazh

Poll