Sport

FITORE QË DHEMB! Bayern Munich jashtë Champions League,PSG hakmerret për finalen e sezonit të kaluar

13 Prill 2021, 21:06 Nga DOSJA
FITORE QË DHEMB! Bayern Munich jashtë Champions League,PSG hakmerret

EUROPË-Bayern Munich fiton ndaj PSG por nuk mjafton. Ndeshja e dytë zhvilluar në “Parc de Princes” përfundoi me shifrat 0-1 për ekipin gjerman, me ndeshjen e parë që përfundoi 2-3 për skuadrën franceze.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Choupo-Mouting në minutën e 40-të, por kjo nuk mjaftoi për të prerë biletën për në gjysmëfinale. Francezët kishin raste me të pastra shënimi në ndeshjen e sotme, por shtylla dhe fati e ndaluan disa herë Neymar për të shënuar.

Tani skuadra e PSG shkon në gjysmëfinale, aty ku do të përballen me fituesin e çiftit, Manchester City-Borusia Dortmund. Fitoi me rezultatin minimal 0-1 edhe Porto në transfertën londineze ndaj Chelsea-t, por ky sukses nuk mjaftoi për të vijuar më tej, pasi anglezët patën fituar me shifrat 0-2 një javë më parë në Portugali. Taremi shënoi golin e vetëm të portugezëve në “Stamford Bridge”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayern munich psg bayern munich psg

Sondazh

Poll