Sport

“Italia dhe Roma në Euro 2020”, presidenti Gravina merr “OK” nga qeveria

13 Prill 2021, 17:41 Nga DOSJA
“Italia dhe Roma në Euro 2020”, presidenti Gravina merr

ITALI – Qeveria italiane sapo ka dhënë “Ok” nëpërmjet një letre të nënsekretares për sportin, Valentina Vezzali, drejtuar presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, për praninë e publikut në “Olimpico” për Euro 2020, deri në masën e kërkuar nga UEFA, “të paktën 25% të kapacitetit të stadiumit”.

Lajmi për gatishmërinë e Italisë, për të plotësuar kërkesën dhe hapur stadiumet për tifozëve gjatë ndeshjeve finale të Euro 2020, tani do të të përcillet në UEFA. Ndeshja e përuruese e këtij eventi të shtyrë për shkak të pandemisë, ajo midis Italisë dhe Turqisë, është planifikuar për t’u zhvilluar në “Olimpico”.

Në letrën e Vezzali për Gravinën, ndër të tjera, konfirmohet se qeveria “rinovon zyrtarisht angazhimin për të zhvilluar ndeshjet e Euro 2020-s në Itali, duke garantuar marrjen e çdo mase organizative, që synon të sigurojë pjesëmarrjen e një pjese të spektatorëve me të paktën 25% “të kapacitetit të stadiumit “Olimpico”.

Gabriele Gravina, president i Federatës së Futbollit Italian, gëzohet me lajmin. “OK nga qeveria, për praninë e publikut në ndeshjet e Romës për Euro 2020, është një lajm të shkëlqyeshëm që ne menjëherë do t’ia transmetojmë UEFA-s”,- ka deklaruar presidenti Gravina. “Italia dëshmon se ka guxim, se Italia që lufton kundër pandemisë dhe në të njëjtën kohë punon për të rifilluar jetën në mënyrë të sigurtë, sipas një programi dhe kalendari të qartë dhe të përcaktuar,”- ka deklaruar ai.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “olimpico” euro 2020 gabriele gravina italisë dhe turqisë valentina vezzali “olimpico” euro 2020 gabriele gravina italisë dhe turqisë valentina vezzali

Sondazh

Poll