Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo refuzoi t’i jepte fanellën, shokët e skuadrës mendojnë për Gosens

13 Prill 2021, 19:16 Nga DOSJA
VIDEO/ Cristiano Ronaldo refuzoi t’i jepte fanellën, shokët e

ITALI-Dhurata e shumëpritur erdhi, edhe pse jo saktësisht në mënyrën që ai e kishte imagjinuar. Robin Gosens mori fanellën e Cristiano Ronaldos nga shokët e tij të skuadrës, një lloj shakaje duke iu referuar autobiografisë së tij, në të cilën gjermani thotë se ai kërkoi fanellën CR7 në fund të një ndeshje me Juventusin dhe mori një refuzim nga ana e portugezit.

Në libër Gosens thotë se Ronaldo nuk e shikoi as në fytyrë dhe se, në atë moment, ai u ndje i turpëruar. Tani, megjithatë, ai duket se e ka harruar këtë çështje, duke pasur parasysh edhe të qeshurat me të cilat ai mirëpriti surprizën që i bën shokët e skuadrës.

 

 

 

A post shared by Chiamarsi Bomber (@chiamarsibomber)

Video, e publikuar në story nga Freuler në Instagram, u filmua pak nga të gjithë lojtarët zikaltër dhe ndoshta mund të shërbejë si karikim në vigjilje të ndeshjes së të dielës kundër bardhezinjve…

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atalanta gosens juventus ronaldo atalanta gosens juventus ronaldo

Sondazh

Poll