Sport

Volejboll: Partizani, kampion i Shqipërisë, titulli i 15-të në histori

14 Prill 2021, 05:11 Nga DOSJA

TIRANE – Edhe në situatë pandemie, Partizani, skuadra e kuqe kryeqytetase, është “padrone” e volejbollit shqiptar për meshkuj. Pasi pak më parë kishin mundur të fitonin Kupën e Shqipërisë, ata arritën të shpalleshin edhe kampionë të Shqipërisë.

Të drejtuar nga trajneri i njohur Ylli Tomori, volejbollistët e kuq të Partizanit mundën 3-0 në ndeshjen tretë të “play-off”-it skuadrën e Erzenit të Shijakut, duke siguruar edhe titullin e kampionit të Shqipërisë, i 15-ti në histori për skuadrën kryeqytetase.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport erzenit i 15-ti në histori për skuadrën kryeqytetase partizani ylli tomori erzenit i 15-ti në histori për skuadrën kryeqytetase partizani ylli tomori

Sondazh

Poll