Sport

Memelli: “Skënderbeu ka angazhimin edhe për Kupën, por nuk di a ka potencialin”

13 Prill 2021, 11:44 Nga DOSJA
Memelli: “Skënderbeu ka angazhimin edhe për Kupën, por nuk

KORÇE – Në vigjilje të kësaj sfide, ka folur trajneri i korçarëve, Migen Memelli përpara mediave duke analizuar këtë përballje:
Sfida ndaj Teutës? “Do t’i shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi nesër përballë Teutën, një skuadër që ka bërë mirë në kampionat. Ne do t’i japim rëndësi Kupës, për të shkuar në finale.”

Lufta në dy fronte? “Nuk e di a e ka Skënderbeu potencialin për të luftuar në të dyja frontet, por ajo që është se cilësia e lojtarëve dhe angazhimi që ata kanë na japin të drejtën që të tentojmë. Pa diskutim mua më intereson që lojtarët të jenë të ndërgjegjshëm që kemi një ndeshje të radhës për të luajtur dhe asgjë më tepër.”

Rotacion dhe grup lojtarësh më shumë? “Teuta ka luksin të bëjë rotacion dhe ne do ta analizojmë se çfarë kanë bërë mirë apo keq në dy ndeshjet e fundit. Sigurisht pastaj do të shohim edhe mundësitë tona për të ecur përpara në Kupë.”
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll