Sport

Presidenti Duka në UEFA: “Përpjekjet e FSHF-së për kthimin e tifozëve janë refuzuar”

13 Prill 2021, 16:32 Nga DOSJA
Presidenti Duka në UEFA: “Përpjekjet e FSHF-së për

TIRANE – U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë në UEFA, mbledhje e zhvilluar përmes video-konferencës, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti Duka, në cilësinë e nënkryetarit të këtij Komiteti.

Takimi i sotshëm ishte shumë i rëndësishëm, sepse në Komitet u bë një panoramë e plotë e situatës së 12 qyteteve, ku do të zhvillohet “EURO 2020”, për të parë në detaje se në çfarë faze ndodhet organizimi dhe problematikat e vërejtura deri më tani.

Presidenti Duka, njëherësh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, bëri një referim mbi gjendjen aktuale të aktiviteteve futbollistike në vendin tonë, ku theksoi se futbolli në Shqipëri ka qenë aktiv në të gjitha nivelet përtej pandemisë.

Sezonin e shkuar, si pak Federata në Europë, FSHF arriti të përmbyllë rregullisht ҫdo garë kombëtare, si në nivel profesionist ashtu dhe në atë amator. Duka theksoi se ka pasur një përpjekje të vazhdueshme nga Federata e Futbollit për kthimin e tifozëve në stadium edhe në masën 30%, por këto përpjekje të instititucionit të futbollit janë refuzuar nga autoritetet qeveritare.

Një pikë tjetër e rendit të ditës së Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë ishte puna që po bëhet në shumë vende në lidhje me lejimin e tifozëve në stadiume, masat që janë marrë dhe kapacitetet që ka secili shtet. UEFA nga ana e saj është besimplotë se do të ketë prezencë të ndjeshme të tifozëve në “EURO 2020” dhe në fund futbolli do të triumfojë sëbashku me lojtarin e 12-të.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport armando duka komitetit ekzekutiv të uefa-s komitetit të stadiumeve dhe sigurisë në uefa presidenti i fshf-se armando duka komitetit ekzekutiv të uefa-s komitetit të stadiumeve dhe sigurisë në uefa presidenti i fshf-se

Sondazh

Poll