Sport

Covid -19 “i lë“ vetëm 7 lojtarë skuadrës kolumbiane

13 Prill 2021, 11:56 Nga DOSJA
Covid -19 “i lë“ vetëm 7 lojtarë skuadrës

KOLUMBI – Në këtë periudhë pandemie shumë ngjarje që ndodhin janë në kufijtë e të pabesueshmes. Kështë është edhe rasti i skuadrës Rionegro Aguilas në Kolumbi. Ky ekip luan në kampionatin elitar amerikanojugor. Për shkak të një vatre infeksioni të Covid që shpërtheu ditët e fundit, ekipi e gjeti veten me lojtarët të numëruar, për sfidën e planifikuar për orët e fundit kundër Boyaca Chicò.

Megjithatë, Federata kolumbiane ka vendosur që gara të zhvillohet. Prandaj, Rionegro Aguilas u paraqit me lojtarët e vetëm që kishte në dispozicion: vetëm 7 nga të cilët 2 portierë.

#EquipoProfesional | Perdimos el partido, pero vamos a ganarle la batalla al Covid-19. Estamos muy orgullosos de ustedes, muchachos ?.#JuegoLimpio #MyGameIsFairPlay #VamosÁguilas ? pic.twitter.com/h7jKnMft8A

— Águilas Doradas (@AguilasDoradas) April 11, 2021

Çdo gjë është e dokumentuar më së miri përmes mediave sociale, ku ekipi, duke filluar nga grumbullimi, tregoi mosbesimin për atë që po ndodhte. Në fillim, Aguilas u rreshtua me skemën 2-1-2-1 dhe portierin e dytë në mbrojtje. Imazhet shkuan menjëherë nëpër botë me Marca dhe ESPN të cilët treguan këtë histori të pabesueshme.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll