Sport

Florentino Perez president deri më 2025, “Bernabeu” i ri, “yjet” dhe zvogëlimi i borxheve, synime të tij

13 Prill 2021, 16:15 Nga DOSJA

SPANJE – Florentino Perez rizgjidhet edhe për një tjetër mandat katërvjeçar në krye të klubit më madh në botë, Real Madridit. 74-vjeçari, duke qenë i vetmi në garë, që do të thotë se automatikisht do ta drejtojë klubin mbretëror edhe për periudhën 2021-2025.

Perez ka qenë president i Real Madridit në dy periudha të ndryshme: mes viteve 2000 dhe 2006, si dhe nga 2009-ta deri në sot. Gjatë “mbretërimit” të tij 18-vjeçar në krye të klubit “los blancos”, ai ka fituar shumë trofe, 26 me ekipin e futbollit dhe 21 me ekipin e basketbollit. Ndërkohë që mandati i ri për Florentino Perez do të nisë në një moment të shkëlqyeshëm për ekipin e futbollit dhe të basketbollit.

Ndërkohë punimet në stadiumin “Bernabeu” vazhdojnë me ritëm të lartë, falë edhe mospranisë së tifozëve në stadiume për shkak të pandemisë. Ai është një projekt me të cilin Perez mund të krenohet dhe që do të përfundojë në fund të vitit 2022, ose në fillim të vitit 2023. Çatia e stadiumit dhe fusha e lëvizshme janë risitë e mëdha të “Santiago Bernabéut” të ri dhe futurist.

Perez ka vendosur të nënshkruajë më dy “yje” të futbollit botëror, Mbappé dhe Haaland. I pari vazhdon të refuzojë rinovimin e kontratës me Paris SG, ndërsa çështja “Haaland” ne Dortmundin është më komplekse. Teksa duhet të bëjë përpjekje për të zbutur krizën ekonomike dhe ulur deficitetin financiar. Këtë vit llogaritet që bilanci të jetë negativ me rreth 70 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bernabeu florentino perez los blancos mbappé dhe haaland real madridit bernabeu florentino perez los blancos mbappé dhe haaland real madridit

Sondazh

Poll