Politike

Rama: Po të mos ishte politika, nuk do të siguroheshin vaksinat, as fondet për rindërtimin!

12 Prill 2021, 10:20 Nga DOSJA
Rama: Po të mos ishte politika, nuk do të siguroheshin vaksinat, as

GRAMSH– Kryeministri Edi Rama ka lartësuar politikën para të rinjve në qytetin e Gramshit. I pranishëm në një takim elektoral, Rama tha se pa politikanët nuk do të kishte as vaksina dhe as fonde për rindërtimin. Sipas kryeministrit, me politikë duhet të merren sa më shumë njerëz në mënyrë që të vijnë projekte më të mëdha në vend. 

Ai shtoi se asgjë nuk vjen nga qielli dhe se edhe luftën me armikun e padukshëm, referuar Covid-19, po bëhet nga politika.


“Nuk ka receta çudibërëse. Po të ishim të gjithë njësoj, ajo rruga bashkë me atë ujin nuk do të ekzistonte, do t’i binim rreth e rrotull. Po të ishim të gjithë njësoj edhe Gramshi do të ishte njësoj, jo vetëm që nuk jemi të gjithë njësoj po ajo që është akoma më e rëndësishme. Sa më shumë persona të zakonshëm të merren me politikë, aq më shumë ka që politika të bjerë në duar të mira dhe që vendimmarrjet të jenë mëtë mira në njerëz. Nuk vjen nga qielli asgjë, edhe lufta me armikun e padukshëm bëhet nga politika, po të mos ishte politika nuk siguroheshin vaksinat, po të mos ishte politika, nuk do të siguroheshin fondet për rindërtimin. Pa politikën vajzat dhe gratë nuk do të arrinin të kishin të drejtën e votës. Pa politikë, Shqipëria nuk mun dtë bëhet e ardhmja jonë. Varet nga njerëzit, sa më shumë marrin pjesë aq më shumë bëhen planet, sa më shumë e braktisin, aq më shumë gjëra të këqija do të vijnë,“- tha Rama.

LAJM KRYESOR: Rama flet para të rinjve në Gramsh: Pa politikën s’do të kishte vaksinimin dhe as fonde për rindërtimin, mos u turrni pas recetave çudibërëse të Haxhi Qamilit, Sudes e Xhaferrit! Balla i zbulon skenarin: Ishim në një qendër vaksinimi…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll