Politike

Rama në qarkun e Elbasanit: Pa politikën s’do kishte vaksinim dhe as rindërtim, ka pakënaqësi tek njerëzit. I mirëkupto

12 Prill 2021, 09:40 Nga DOSJA
Rama në qarkun e Elbasanit: Pa politikën s’do kishte vaksinim

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama e përqëndroi sot fushatën elektorale para zgjedhjeve të 25-prillit, në qarkun e Elbasanit. Fillimisht Rama u mblodh me të rinjtë në Gramsh, të cilëve u bëri thirrje të votojnë Partinë Socialiste, pasi sipas tij, është e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin në vend. Ndërsa për herë të parë ka adresuar edhe skandalin më përdorimin e të dhënave për qytetarët. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se numrat e telefonit përdoreshin për t’u zgjidhur hallet dhe jo për votën. Ndërkohë që Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj Opozitës, as sot.

Ai tha se ka ndodhur shumë herë që populli të shkojë pas Haxhi Qamilit, pastaj pas Sudes, Xhaferrit dhe e kanë paguar shumë shtrenjtë këtë gjë. Rama shtoi më tej se sot, sipas tij, sot kemi përpara një Shqipëri që prodhon dhe eksporton, por një Shqipëri të një niveli se ku do të duhej të ishte. 

Kryeministri nuk i ka kursyer as kritikat ndaj Bashkimit Europian. Në fjalën e tij, Rama tha se Bashkimi Europian e la vetëm Shqipërinë, e la pa vaksina. Sipas Ramës, Shqipëria ia doli vetë mbanë dhe për momentin ndodhen në  fazën më të lartë për vaksinimin dhe kjo pa ndihmën e BE-së. Pas takimit me të rinjtë në Gramsh, Rama u shfaq në Elbasan, në një qendër vaksinimi, skenar të cilin ia nxori zbuluar i deleguari për Elbasanin, Taulant Balla. Në Elbasan Rama u prit me komplimente dhe falenderime nga të gjithë të moshuarit që po merrnin dozën e parë të vaksinës, por njëra prej tyre i ngatërroi emrin dhe i thirri “Basha”, në emër të kryedemokratit Lulzim Basha.

Më pas, kryeministri Rama kaloi në Belsh ku zhvilloi një takim me qytetarët e zonës. Gjatë fjalës së tij përballë qytetarëve, Rama tha se drejtësia në vend është një proces që kërkon kohë dhe se mandati i tretë i duhet pikërisht për të vijuar këto reforma. Kreu i qeverisë sulmoi sërish kundërshtarët e tij politik, por edhe qytetarët që i votojnë, që sipas tij do të marrin ‘Noc Rrokun’ pas zgjedhjeve. Teksa shfaqej i djersitur, dhe orvatej të shpjegonte me këmbë dhe me duar se pse i duhej mandati i tretë, më shumë se planin e tij, Rama ka thënë se të votosh sot për PD-në dhe LSI-në është humbje kohe.

Turin e tij në qarkun e Elbasanit, Rama e mbylli me një takim me gratë socialiste në qytetin e Cerrikut, ku edhe pranoi se kishte ndjerë pakënaqësi nga qytetarët gjatë takimeve elektorale në qytete të ndryshme të vendit. Megjithatë në fund, sërish sygjeroi veten si të vetmin opsion për të votuar më 25 prill. 

(f.m;a.b/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne grmash zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama ne grmash zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 12 Prill 2021, 07:24

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbështetur protestën e banorëve në Thirrë të Mirditës të cilët protestuan kundër ndërtimit të një Hec-i që sipas tyre merr ...