Politike

Rama: Rrugë të mbarë kush do të largohet nga Shqipëria, por jo sepse ky vend nuk bën…nuk e kemi luksin të përçahemi

12 Prill 2021, 10:11 Nga DOSJA
Rama: Rrugë të mbarë kush do të largohet nga Shqipëria,

GRAMSH– Kryeministri Edi Rama u ka thënë të gjithëve që duan të largohen se mund të ikin dhe tu shkojë mbarë. I pranishëm në një takim elektoral me të rinjtë në qytetin e Gramshit, Rama tha se ata që do të ikin, do të ikin sepse duan, jo sepse Shqipëria është një vend që nuk bën. 


“Ju duhet të jeni krenarë jo vetëm për këtë shtëpi të përbashkët ku jetojnë shqiptarët. Kushdo që ta bëjë dhe të bëjë një tjetër ndryshim, le të ikë, i vaftë mbarë, por jo të ikë sepse ky vend nuk bën. Ne do të pengohemi por nuk do t’i biem shkurt. Nuk do të joshemi nga ofertat çudibërëse të recetave të tyre, mijëra euro për një çift të rinj, mijëra euro për student, mijëra e mijëra euro për këta e ata. Ju i keni dëgjuar, ju jeni të vegjël, por prindërit tuaj i kanë dëgjuar. Nëse do funskiononte kjo gjë, do ta kishin bërë shtetet e tjera. Do të kishim qëndruar dhe ne dhe do të prisnim se mos do binte ndonjë gjë nga qielli. Asgjë nuk bie nga qielli, asgjë nuk vjen nga qielli, përveçse me punë e sakrifica. Nuk ka në asnjë sektor që të thotë se gjërat erdhën nga qielli dhe ta bën jetën fushore. Nuk ka. Të tjerëve nuk ua bëjmë suksesin si gjënë më të lehtë, për të arritur aty ku duhet ne duhet të bashkohemi edhe më shumë. Nuk kemi luksin që të përçahemi përsëri, neve sot duhet të bëhemi sërish bashkë dhe me vetëdije se të gjitha gjërat, duan punë që të vijnë përpara. Ajo e atyre është një histori që ua kemi parë sherrin. Është e rëndësishme që bashkëmoshatarëve tuaj tu flisni shumë hapur, tua bëni shumë të qartë, se vota është një vendim shumë i rëndësishëm…do vazhdojmë të ngjitemi apo do zbresim poshtë përsëri?”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Rama flet para të rinjve në Gramsh: Pa politikën s’do të kishte vaksinimin dhe as fonde për rindërtimin, mos u turrni pas recetave çudibërëse të Haxhi Qamilit, Sudes e Xhaferrit! Balla i zbulon skenarin: Ishim në një qendër vaksinimi…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll