Politike

CEREMONIA/ Rama rikthen lipsanet e Shën Joan Vladimirit në Elbasan, ndodheshin në fondin muzeor të Muzeut Kombëtar

12 Prill 2021, 09:22 Nga DOSJA
CEREMONIA/ Rama rikthen lipsanet e Shën Joan Vladimirit në Elbasan,

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni e cila është mbajtur për dorëzimin e lipsaneve të Shën Joan Vladimirit. I pranishëm në Elbasan, veshur me një xhaketë ngjyrë gri dhe këmishë të bardhë me logon e Partisë Socialiste, Rama së bashku me ministren e kulturës Elva Margariti dorëzuan eshtrat e Shën Joan Vladimirit që ndodheshin në fondin e Muzeut Kombëtar

“Dorëzimi i eshtrave të Shën Joan Vladimirit të cilat zbuluam se ndodheshin në fondin tonë muzeor të Muzeut Kombëtar. Është një gjest simbolik në fakt,”– tha ndër të tjera ministrja Margariti.

“Dorëzimi i lipsaneve të Shën Joan Vladimirit, një çast emocionues në jetën e komunitetit ortodoks të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë, falë nxitjes këmbëngulëse të Evisit e Taulantit, në mbështetje të komunitetit e të autoriteteve të Kishës Autoqefale Shqiptare,”- shkruan Rama krah pamjeve të publikuara nga vetë ai në profil në Facebook.


Të pranishmit nga autoritetet e Kishës Autoqefale Shqiptare e falenderuan kryeministrin për këtë gjë dhe më pas nisi ceremonia.

Ku do t’i vendosni,”– pyeti Rama.

Brenda në kishë, kemi një vend që ka qenë varri i tij,”- tha njëri prej anëtarëve të Kishës Autoqefale Shqiptare

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama elva margariti lipsanet e shën joan vladimirit edi rama elva margariti lipsanet e shën joan vladimirit

Sondazh

Poll

Politike 12 Prill 2021, 07:24

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbështetur protestën e banorëve në Thirrë të Mirditës të cilët protestuan kundër ndërtimit të një Hec-i që sipas tyre merr ...