Politike

Protesta e kontrollorëve, kërcënon zv/ministri Xhafaj: Nuk falet, mund të marrin deri në  tre vite burg

12 Prill 2021, 09:01 Nga DOSJA
Protesta e kontrollorëve, kërcënon zv/ministri Xhafaj: Nuk falet,

TIRANË– Zëvendësministri Etjen Xhafaj ka komentuar sërish situatën e kontrollorëve që braktisën punën për më shumë se 24 orë dhe u ngritën në protestë duke bllokuar trafikun ajror në vend. I ftuar në “E-ZONE” në “Vizion Plus”, Xhafaj tha se kjo ishte një vepër penale dhe parashikohet që të dënohet deri në tre vite burg.

“Kjo nuk është një situatë normale as nga niveli I organizimit. Ajo që nisi si diçka e vogël, përfundoi në këtë gjë. Në dijeninë time kodi parashikon që për këtë vepër penale, pra të cenimit të sigurisë kombëtare prashikohet deri në 3 vite burgu, por këtë do të vendosë gjykata…Nuk falet,”– u shpreh zv/ministri Xhafaj.

Për 2 ditë me radhë, aeroporti i Rinasit doli jashtë funksionit për shkak të bojktotit të punës nga ana e 65 kontrollorëve. Ata kërkuan rritjen e rrogës, e cila iu është përgjysmuar prej një viti, por kërkesat e tyre u refuzuan nga qeveria dhe ministrja Belinda Balluku. Ata u shpallën pjesë e një grushti shteti të mbështetur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmën e Turqisë dhe Greqisë dhe solli disa kontrollorë me qëllim për të rinisur puna në Rinas. Edhe pse nuk punuan asnjë ditë, ata ia dolën të krijonin idenë në publik dhe te kontrollorët se ngërçi ishte zgjidhur. Shumë nga kontrollorët u rikthyen në punë, ndërsa 3 prej tyre, Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga janë arrestuar. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike etjen xhafaj protesta e kontrolloreve ne rinas etjen xhafaj protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll

Politike 12 Prill 2021, 07:24

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbështetur protestën e banorëve në Thirrë të Mirditës të cilët protestuan kundër ndërtimit të një Hec-i që sipas tyre merr ...