Politike

Rama sulmon sërish Opozitën nga Gramshi: Shqiptarët u turrën pas Haxhi Qamilit, Sudes e Xhaferrit!

12 Prill 2021, 10:01 Nga DOSJA
Rama sulmon sërish Opozitën nga Gramshi: Shqiptarët u turrën

GRAMSH– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj Opozitës, as sot. I pranishëm në një takim elektoral me të rinjtë e Gramshit, Rama tha se ka ndodhur shumë herë që populli të shkojë pas Haxhi Qamilit, pastaj pas Sudes, Xhaferrit dhe e kanë paguar shumë shtrenjtë këtë gjë.

Rama shtoi më tej se sot, sipas tij, kemi përpara një Shqipëri që prodhon eksporton por një Shqipëri të një niveli se ku do të duhej të ishte. 


“Deri para disa vitesh për të ardhur në Gramsh ishte një torturë e vërtetë. Gramshi është shumë më afër Elbasanit dhe ne jemi shumë më larg të shkuarës e shumë afër të ardhmes. Mos harroni se sa më lart të ngjitesh aq më e vështirë bëhet ngjitja. Thonë se kur nisesh drejt një maje, sa më afër mendon se je, aq më largët duket maja. Sepse këmbët japin shenja lodhjeje, zemra rreh dhe të thotë ndalu, ulu, pusho, kthehu mbrapa, ose më keq akoma të thotë: Shiko se mos ka ndonjë rrugë tjetër. Kështu në këto momente një popull i tërë sprovohet për të fituar apo për të humbur….Në historinë tonë ka ndodhur që kur era është bërë më fortë, t’i shmangemi sfidave të mëdha dhe ta pësojmë keq. Shqiptarët për t’i rënë shkurt u turrën pas Haxhi Qamilit, pastaj pas Sudes, Xhaferrit dhe e paguan shumë shtrenjtë. Shqipëria iu shmang sfidës për të reformuar, për tu përballur me varfërinë, duke iu dhënë fund zaptimeve e kështu me radhë. Sot Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte përpara gjashtë apo shtatë viteve. Nuk diskutohet që Shqipëria është larg së qëni ajo që duhet të jetë për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi. Shqipëria që prodhon, Shqipëria që eksporton dhe ndërton të ardhmen në turizëm sot ka më shumë struktura. Shqipëria që shkon përpara përmes punës, sepse vetëm përmes punës mund të arrijmë përpara. Një nga një qytetarët po kthehen në shtëpi, lagjet e reja po marrin jetë. Ne po dalim më të fortë, do dalim më të mirë pas asaj goditjeje,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama flet para të rinjve në Gramsh: Pa politikën s’do të kishte vaksinimin dhe as fonde për rindërtimin, mos u turrni pas recetave çudibërëse të Haxhi Qamilit, Sudes e Xhaferrit! Balla i zbulon skenarin: Ishim në një qendër vaksinimi…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll