Politike

Balla zbulon skenarin e Ramës, tregon para kohe axhendën e ‘Facebook’-t të kryeministrit: Sapo kemi qënë me Ramën në

12 Prill 2021, 09:47 Nga DOSJA
Balla zbulon skenarin e Ramës, tregon para kohe axhendën e

GRAMSH– Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ishte ai që hapi mitingun elektoral të të rinjve të PS në Gramsh. Teksa po fliste për masat që duhen respektuar në kuadër të virusit, ai pa ‘dashje’ nxorri skenarin e partisë.

Balla tha se pak më parë ishte me kryeministrin Rama në një nga qendrat e vaksinimit. Mirëpo kjo video ende nuk është bërë publike nga faqja e kryeministrit në Facebook.


Duket se Balla pa dashur nxitoi duke treguar atë që Rama do e bëjë publike më vonë.

Balla: Ju lutem të gjithë maskat, se na rrofshin votat nëse ne nuk jemi shembulli kuptim plotë i masave që janë vendosur.Për ne fushata më e rëndësishme është lufta me armikun e padukshëm. Elbasani është qarku me nivelin më të lartë të vaksinimit deri më tani, sapo kemi qënë me Ramën në një nga qendrat e vaksinimit. 

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne gramsh taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama ne gramsh taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll