Politike

E bën sërish! Rama për BE-në: Na la pa vaksina, ne, një lagje në mes të Europës

12 Prill 2021, 10:02 Nga DOSJA
E bën sërish! Rama për BE-në: Na la pa vaksina, ne, një

GRAMSH– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bashkimit Europian. I pranishëm në Gramsh, në një takim elektoral me të rinjtë, Rama tha se Bashkimi Europian e la vetëm Shqipërinë, e la pa vaksina, ndërkohë që vendin tonë e quajti një lagje të Europës.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se sot Shqipëria është në fazën më të lartë për vaksinimin dhe kjo edhe pa ndihmën e BE-së.


“Nuk po dalim më të fortë ne socialistët, por shqiptarët. Po del më e fortë Shqipëria sepse ne nuk i kemi ndarë familjarët. Fatkeqësitë që na ranë kanë sprovuar shtete më të zhvilluara. Ne arritëm të bashkojmë shumë dije, qindar kompani, mijëra punëtorë për të ndërtuar. Pastaj na erdhi tërmeti tjetër, tërmeti i një pandemie që ndodh njëherë e 100 vjet. Na qëlloi neve dhe ne përsëri nuk u dorëzuam. Ne ia dolëm ta përballojmë dhe ia dolëm të sigurojmë vaksinimin masiv të të gjithë popullit në një lagje në mes të Europës pasi BE-ja na la jashtë procesit të vaksinimit nga vendet e rajonit. Sot Shqipëria është në fazën më të lartë për vaksinimin, për jetë të shpëtuara, për të gjithë. Ne nuk pamë kush janë gjyshet e gjyshërit e socialistëve apo të demokratëve, i pamë si të ishin gjyshërit tanë,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR: Rama flet para të rinjve në Gramsh: Pa politikën s’do të kishte vaksinimin dhe as fonde për rindërtimin, mos u turrni pas recetave çudibërëse të Haxhi Qamilit, Sudes e Xhaferrit! Balla i zbulon skenarin: Ishim në një qendër vaksinimi…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll