Politike

‘Basha të rujt Zoti ishalla’/ Kryedemokrati pritet me ovacione nga qytetarët në zonën e Qesarakës në Tiranë: O kryeta

12 Prill 2021, 10:09 Nga DOSJA
‘Basha të rujt Zoti ishalla’/ Kryedemokrati pritet me ovacione

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm ditën e sotme në Tiranë. Ai është pritur nga qytetarët dhe nga mbështetësit e Partisë në zonën e Qesarakës, në Tiranë. Me flamuj të PD-së në duar, dhe me thirrjet ‘Rama ik’, ‘Basha o kryetar’, qytetarët mbushën rrugët e kryeqytetit.

Do ta zhdukim se s’bën‘, ‘Basha të rujt Zoti ishalla‘, shprehen qytetarët për qeverinë Rama.

Kryedemokrati dëgjoi nga afër problematikat e bizneseve të vogla, të cilët janë shtuar për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike. Rënia e konsumit edhe tek furrat e bukës është treguesi i parë i kësaj krize, ku përpos mungesës së ndihmës, ato duhet të përballen edhe me gjobat e shtetit. Basha tha se 25 prilli është ndryshimi për ekonominë, për njerëzit dhe për bukën e gojës së tyre.

Basha tha se COVIDI-i është arsyeja e goditjes të ekonomisë familjare dhe për këtë Partia Demokratike po përgatit një paketë rimbursimi për të gjitha familjet që janë detyruar të futen në borxh për t’u kuruar nga COVID-i.

‘E domosdoshme të rimbursojmë familjet që janë goditur nga COVID-i. Sipas llogaritjeve tona me shifrat reale të cilat janë shumëfishi i atyre që janë shpallur bëhet fjalë për dhjetëra mijëra familje që kanë harxhuar mesatarisht 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra për kurimin. Po të them mesatarisht se ka shkuar deri në 6 milionë për ata që kanë pasur 3, 4 anëtarë të familjes. Për ata që e kanë kaluar rëndë që i është dashur oksigjeni, i është dashur skaneri disa herë, ju janë dashur analizat disa herë, janë kanë shkuar dhe janë futur në borxh. Ndaj, po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre por na duhet edhe ndihma juaj. Do flasim edhe me urdhrin e farmacistëve që të kemi mundësi të kryqëzojmë të dhënat e familjeve, me të dhënat tuaja për të bërë të mundur një paketë rimbursimi për çdo familje pas 25 prillit.‘- tha Basha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne tirane lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne tirane lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll