Sport

Tension në stërvitjen e Chelsea-t, Rudiger-Kepa kapen me duar, trajneri Tuchel detyrohet t’i…

5 Prill 2021, 11:38 Nga DOSJA
Tension në stërvitjen e Chelsea-t, Rudiger-Kepa kapen me duar,

ANGLI-Tension te skuadra e Chelsea-t. Pas humbjes në kampionat kundër West Bromwich (5-2), trajneri Thomas Tuchel kërkoi që lojtarët të shfaqeshin në stërvitje, pavarësisht ditës së pashkëve.

Sipas tabloidit anglez “TheTelegraph”, portieri Kepa dhe ish-mbrojtësi i Romës Antonio Rudiger  patën një konflikt. Trajneri Tuchel madje duhej të ndërhynte, me ish-lojtarin e Romës që u dërgua në dhomën e zhveshjes pesë minuta më herët.

JA ÇFARË NDODHI MIDIS RUDIGER DHE KEPA-s

E gjithë situata është krijuar për shkak të një goditje të rëndë të mbrojtësit gjerman ndaj portierit gjatë një ndeshje kontrolli në fushë të vogël. Gjermani i kërkoi falje portierit, ndërsa tekniku Tuchel do të ishin në të njëjtën linjë, duke e konsideruar çështjen tashmë të mbyllur.

Të Mërkurën, ndërkohë, është ndeshja e parë e çerekfinaleve të Champions League kundër Portos. Tuchel, i kishte paralajmëruar lojtarët e tij që të mos trazonin ambjentin, por Kepa dhe Rudiger mund të mos e kenë kuptuar mesazhin.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport chelsea rudiger tuchel chelsea rudiger tuchel

Sondazh

Poll