Sport

Ibrahimovic-Milan edhe për një vit tjetër, suedezi drejt rinovimit: diskutohen bonuset dhe premiot

5 Prill 2021, 10:53 Nga DOSJA
Ibrahimovic-Milan edhe për një vit tjetër, suedezi drejt

MILANO-Milan dhe Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë së bashku edhe për një vit tjetër pasi rinovimi i kontratës është vetëm një hap larg. Burime pranë klubit kuqezi konfirmojnë se palët kanë nisur negociatat prej javësh dhe janë shumë pranë marrëveshjes për të zgjatur kontratën deri në verën e 2022-shit, kur Ibra të ketë 41 vite mbi supe.

Paga bazë e veteranit suedez pritet të mbetet e njëjtë, ndërsa palët po negociojnë në lidhje me bonuset dhe premiot në lidhje me paraqitjet personale të Ibrës si dhe objektivat e arritura nga klubi kuqezi.Milan dhe Ibra vazhdojnë së bashku për një vit tjetër, me ëndrrën për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll