Politike

Shtyrja e zgjedhjeve lokale? Rama: Është shkelje e Kushtetutës, me opozitën s’dialogojmë për pushtet

14 Maj 2019, 11:59 Nga DOSJA
Shtyrja e zgjedhjeve lokale? Rama: Është shkelje e Kushtetutës,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë kur tha se nuk mund të kishte asnjë shtyrje të ditës së zgjedhjeve pasi Kushtetuta nuk mund të shkelej.

Pyetja: Thatë që jeni dakord të negocioni me opozitës. Çfarë do të dialogoni sepse dihet mendimi i tyre për zgjedhjet. Duket utopi shtyrja e tyre?

Rama: Utopi jo por është shkelje e kushtetutës. Ka një mijë gjëra për të dialoguer. E thashë që ata e thonë çdo ditë që nuk e bëjnë për pushtet dhe mandatë, ata duan që Shqipëria të jetë më mirë. Ka nevojë që të ndodhin shumë gjëra akoma. Por autobusi i 30 qershorit iku, sepse kur qëndroi në stacion ata nuk hypën. Treni i 2021 vjen shpejt se dy vjet ia kaluan. Të premten dy vjetorin e 17 majit,  a nuk iu duket se ka ndodhur pak kohë më para. Iku. Ata kanë shumë gjëra për të diskutuar, ne kemi idetë tonë për zgjedhje shumë më të mirë se ato që kemi pasur. Është koha për t’u ulur dhe për t’i negociuar ato gjëra. Unë s’jam si paraardhësi im këtu, apo miku im përballë. Unë them kur do flasim ai thotë ik ti. Po më kë do të flasësh ti me murin? Flasim për çdo gjë por jo që të dal unë mbi kushtetutën e vendit. E kam ditur që do të ishte gur në qafë për shqipërinsë sepse do të kthehej në lojë. Data nuk shtyhet se nuk krijohet kurrë ky precedent nuk I bëhet vendit kjo. Zgjedhjet janë garë dhe kanë kënaqësinë e saj. Do të isha shumë i kënaqur sepse do të ishtë nxitëse. Por ne do të vazhdojmë punën.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me gazetarët një ditë pasi opozita zhvilloi një marshim proteste në 5 institucione në Tiranë. Rama përsëriti ftesën e tij për dialog me opozitën, por theksoi se nuk ka negociata për datën e zgjedhjeve lokale. 

(k.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama shklja e kushtetutes shtyrja e zgjedhjeve zgjedhejt e 13 qershorit zgjedhjet lokale edi rama shklja e kushtetutes shtyrja e zgjedhjeve zgjedhejt e 13 qershorit zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll