Politike

Protesta/ Rama: Respekt për policinë dhe mediat, bombat molotov s’janë lojëra, por mjete ushtarake

14 Maj 2019, 11:27 Nga DOSJA
Protesta/ Rama: Respekt për policinë dhe mediat, bombat molotov

TIRANE– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij e tij para gazetarëve shprehu respektin dhe mirënjohjen e tij për mediat dhe policinë në punën e bërë gjatë tensioneve dhe bombave molotov në protestë.

“Respekt për Policinë, në punën profesionale që ka bërë. Respekt për median, për ju gazetarët që keni qenë aty. Bombat molotov nuk janë lojëra, por mjete ushtarake. Respekt për gazetarët, kameramanët dhe të gjithë ju. Kemi qenë të gjithë dëshmitarë sesi një kapsollë i mori gishtat një policeje të re.”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me gazetarët një ditë pasi opozita zhvilloi një marshim proteste në 5 institucione në Tiranë. Rama përsëriti ftesën e tij për dialog me opozitën, por theksoi se nuk ka negociata për datën e zgjedhjeve lokale.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozites 13 maj 2019 edi rama protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll