Politike

Dialog me opozitës, Rama: S’kam nevojë për ndihmën e ndërkombëtarëve

14 Maj 2019, 11:33 Nga DOSJA
Dialog me opozitës, Rama: S’kam nevojë për ndihmën e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët për një tryezë  dialogu mes maxhorancës dhe opozitës, është shprehur se nuk kishte nevojë për ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Pyetja: Thatë që nuk ka asnjë ndërkombëtarë që merr përsipër të  negociojë mes dy palëve. Dje kemi dëgjuar zëra nga CDU-ja, a do të ishit gati ta pranonit? Po shtyrjen e zgjedhjeve në tetor?

Rama: CDU parti me peshë të madhe, të cilës i ka rënë për hise edhe PD si anëtare e familjes. I falenderoj që mbajtën një qëndrim korrekt dhe të qartë. Sa i përket dialogur s’kam nevojë as për gjermanë, amerianë, francezë, etj për t’u ulur dhe dialoguar. Personalisht flas. E kam dhënë dhe e përsërsis që dialogu është i pazëvëndësueshë në një vend normal dhe në një shoqëri që bazohet tek vota. E kam kërkuar këtë gjë edhe kur nuk kishte kapsolla. Nuk ia kanë borxh shqiptarët situate ku në vend që të mendojnë se çfarë do të bëjnë me familjen ditën e shtunë, duhet që të festojnë “vitin e ri”.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me gazetarët një ditë pasi opozita zhvilloi një marshim proteste në 5 institucione në Tiranë. Rama përsëriti ftesën e tij për dialog me opozitën, por theksoi se nuk ka negociata për datën e zgjedhjeve lokale. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll