Politike

Rama me gazetarët: Gati për dialog, zgjedhjet nuk shtyhen, ‘vija e kuqe’ është Kushtetuta

14 Maj 2019, 09:39 Nga DOSJA
Rama me gazetarët: Gati për dialog, zgjedhjet nuk shtyhen, ‘vija

TIRANË–Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët mesditën e kësa të marte.

Rama foli për dy protestat e fundit të opozitës, dhe tha se mazhoranca e ka të hapur rrugën e dialogut, por kurrsesi shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

PS dhe PD ndahen në këtë pikë, la të kuptohej kryeministri, kur tha se nuk e shkel kushtetutën për të shtyrë datën e zgjedhjeve. 

Rama foli për ekipin e kandidatëve të PS, dhe tha se është një grup i mirë njerëzish që do të sjellë ndryshimin e bashkive, ku është abuzuar deri më sot nga PD dhe LSI.

Ai u ndal edhe tek akuzat për blerje votash, dhe tha se nuk ka prova për Vangjush Dakon, dhe se është e njëjta situatë si me Saimir Tahirin, ku kërkohej arresti pa prova.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll