Politike

Rama: Dhuna në protestë dëmton turizmin, të huajtë s’duan të vijnë në Shqipëri pas atyre pamjeve

14 Maj 2019, 11:20 Nga DOSJA
Rama: Dhuna në protestë dëmton turizmin, të huajtë

TIRANE- Kryeministri Edi Rama foli për një ulje të rezervimit në hotele për shkak të shqetësimit nga turistët e huaj pas pamjeve të molotovit në rrugë. Kryeministri tha se  dhuna në protestë dëmton Shqipërinë dhe ekonominë e qytetarëve.

“Ka një shqetësim shumë të madh në vend nga operatorët turistikë. Turistë të huaj kanë anuluar ardhjen në Shqipëri pasi kanë parë ato pamje. Manifestimet e dhunës dëmtojnë Shqipërinë. Nuk prekin qeverinë por ekonominë e familjeve shqiptare. “-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me gazetarët një ditë pasi opozita zhvilloi një marshim proteste në 5 institucione në Tiranë. Rama përsëriti ftesën e tij për dialog me opozitën, por theksoi se nuk ka negociata për datën e zgjedhjeve lokale.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozites 13 maj 2019 turistet e huaj edi rama protesta e opozites 13 maj 2019 turistet e huaj

Sondazh

Poll