Politike

“Kam respekt, është 24 karat demokrat”, Rama i thur elozhe kryebashkiakut të Tropojës: S’kishte kapsolla në xhep

14 Maj 2019, 11:44 Nga DOSJA
“Kam respekt, është 24 karat demokrat”, Rama i thur elozhe

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se bashkëpunimi me kryetarin e bashkisë Tropojë, ka qenë fantastik. Rama tha se pavarësisht se ai është demokrat, nuk ka patur kapsolla në xhep, duke thumbuar protestën e opozitës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Janë konsum i madh. Nevoja për të sjellë energji të reja është evidente. Unë bëj debat me njerëzit e lidershipit të partisë sa herë them i duam të 61 bashkitë. S’ka garë në të 61-ta. Kush është më i mirë se ne? më të mirët nuk jemi, por kujt t’ia besosh Shkodrën, atyre që e qeverisin prej çerek shekulli dhe bëjnë vetëm krahasimin, se gjatë qeverisjes nuk ka patur mbështetje. Shikoni çfarë bëmë ne në Vlorë, për vetëm pak më shumë se 4 vite, sepse fillimi ishte me projekte, dhe shihni ça kanë bërë ata në Shkodër për çerek shekulli. Kujt t’ja lemë Durrësin? Tropojën? Tropoja mori frymë për herë të parë si qytet me programin e Rilindjes Urbane. Kemi bashkëpunuar mirë me kryetarin, respekt, është 24 karat demokrat por është i zoti. Nuk kishte kapsolla në xhep. I synojmë të gjitha bashkitë.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me gazetarët një ditë pasi opozita zhvilloi një marshim proteste në 5 institucione në Tiranë. Rama përsëriti ftesën e tij për dialog me opozitën, por theksoi se nuk ka negociata për datën e zgjedhjeve lokale.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll