Politike

Rama i ‘prerë’: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, dialogu s’shtyn dot ditën e caktuar

14 Maj 2019, 11:34 Nga DOSJA
Rama i ‘prerë’: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor,

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka thënë se data e zgjedhjeve nuk shtyhet as me një ditë të vetme. Rama tha se PS nuk shkon përtej dialogut, në negociata. Rama tha se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen më 30 qershor.

“Miqtë gjermanë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar, por negociata nuk ka që të jemi të qartë. Në kuptimin e një procesi negociatash që lidhet me 30 qershorin. Se s’kemi mundësi të negociojmë kushtetutën. Bëmë marrëveshje, por se negociuam kushtetutën. Se pranuam, dhe e kam refuzuar shtyrjen e zgjedhjeve përtej afatit kushtetues. Këto, nuk shtyhen asnjë ditë, sepse presidenti zgjodhi 30 qershorin. Zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen më 30 qershor.”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me gazetarët një ditë pasi opozita zhvilloi një marshim proteste në 5 institucione në Tiranë. Rama përsëriti ftesën e tij për dialog me opozitën, por theksoi se nuk ka negociata për datën e zgjedhjeve lokale.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozites 13 maj zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama protesta e opozites 13 maj zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll