Politike

Përgjimet për Dakon, Rama: Nuk ka prova, s’nxorrët mësim nga Tahiri

14 Maj 2019, 11:57 Nga DOSJA
Përgjimet për Dakon, Rama: Nuk ka prova, s’nxorrët

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për moskandidimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakon. 

I pyetur nëse mandati i tij u sakrifikua për shkak të përgjimeve, Rama ritheksoi se ato nuk ishin prova. 

“Më detyroni të kthehem përsëri tek përgjimet që ishin një kazan i madh llafesh mes ca horrave dhe për të cilat u kërkuar 24 orë burgosja e Saimir Tahirit. Nuk u nxor asnjë mësim nga fakti që gjithë ajo vorbull në raport me personin që u kërkua të futej në burg brenda 24 orësh rezultoi asgjë sipas prokurorisë së antimafias italiane. Një mësim duhet nxjerrë besoj ashtu sikundër besoj e ka nxjerrë mësimin jurisprudenca që nuk e konsideron provë edhe një përgjim direkt, jo më një muhabet në një komunikim telefonik. Thënë këto zëvendësimi qoftë i Dakos qoftë i Sejdinit në Elbasan jeni të lirë ta besoni apo jo është kërkesë e tyre. Prej kohësh 3 mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme, janë shumë,”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me gazetarët një ditë pasi opozita zhvilloi një marshim proteste në 5 institucione në Tiranë. Rama përsëriti ftesën e tij për dialog me opozitën, por theksoi se nuk ka negociata për datën e zgjedhjeve lokale. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja tahiri saimir tahiri vangjush dako zgjedhjet lokale 2019 dosja tahiri saimir tahiri vangjush dako zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll