Aktualitet

U kthye i dehur në shtëpi, rreh gruan dhe djalin 7-vjeçar, pranga shqiptarit në Itali

1 Shkurt 2019, 12:28 Nga DOSJA
U kthye i dehur në shtëpi, rreh gruan dhe djalin 7-vjeçar,

ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të djalit të tyre 7-vjeçar, fill pasi shqiptari ishte kthyer nga i dehur në shtëpi.

Gjatë momenteve të dhunës, djali u përpoq të ndihmonte të ëmën por që përfundoi duke u goditur me një shishe uji në kokë.

E tmerruar nga ngjarja e ndodhur në shtëpi, 42-vjeçarja ka shkuar në një spital duke denoncuar gjithë çfarë kishte ndodhur tek karabinierët, të cilët më pas arrestuan bashkëshortin e dhunshëm.

Gruaja kishte shkuar në Itali tre vite më parë për t’u ribashkuar me bashkëshortin e saj, me të cilin ishte e martuar prej 23 vitesh. Çifti kishte katër fëmijë, tre prej të cilëve të mitur.

Burri, i papunë, e detyronte të punonte si nëpër shtëpia së bashku me vajzën 16-vjeçare. Paratë që dy gratë fitonin, shqiptari i harxhonte në bar me miqtë dhe më pas kur kthehej në shtëpi dhunonte familjen.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet biancavilla dhune ne familje itali pranga shqiptari biancavilla dhune ne familje itali pranga shqiptari

Sondazh

Poll