Aktualitet

Takimi i pedagogëve me ministren mbyllet pa marrëveshje, Marku: Greva vendoset për 2 ditë

1 Shkurt 2019, 10:15 Nga DOSJA
Takimi i pedagogëve me ministren mbyllet pa marrëveshje, Marku: Greva

TIRANE- Pas takimit me Ministren e Arsimit pedagogët janë shprehur se nuk kanë rënë dakort për kërkesat e tyre dhe për ligjin e “Arsimit të Lartë”.

Mark Marku u shpreh se ministrja  nuk reagoi për asnjë nga kërkesat e pedagogëve, madje sipas tij u përpoq t’u mbushte mendjen për të mirat që do të sillte “Pakti për Universitetin”. Kjo sipas Markut është fyese. Marku tha se brenda dy ditësh pedagogët do vendosin për grevë. 

“Ne diskutuam për gjendjen në univeristet, i përqendruam kërkesat te takimi i asambleve para ministrit. Gjatë takimit ministri nuk u shpreh për asnjërën nga kërkesave, e çoi diskutimin në mënyrë jopruduktive për kërkesat. Presim deri në darkë deri sa ajo të ketë një përgjigje konkrete.

Ministrja u përpoq që të na mbushte mendjen për të mirat që do të sillte Pakti për Universitetin, gjë që ishte fyese për ne, pasi kuptojmë më shumë se vetë ajo. Studentët kanë protestën e tyre dhe ne do të vijojmë qëndresën tonë”, u shpreh Marku.

Lista e plotë e kërkesave të pedagogëve:  

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini greva e pedagogeve kerkesat e studenteve mark marku pakti per univesitetin besa shahini greva e pedagogeve kerkesat e studenteve mark marku pakti per univesitetin

Sondazh

Poll