Aktualitet

Vrasja e ish-policit, flet ‘kryesori’ i familjes Xhabafti, në përgjim të gjithë anëtarët

1 Shkurt 2019, 08:56 Nga DOSJA
Vrasja e ish-policit, flet ‘kryesori’ i familjes Xhabafti, në

TIRANE- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ish-policit, Arben Bilalit në Tiranë. Burime për “Dosja.al” bëjnë me dije se janë pyetur në polici 4 prej anëtarëve dhe njeriu kryesor i familjes Xhabafti, A. Xhabafti.

Ky i fundit dyshohet se është përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale në vitin 1997 dhe është përplasur më heret me vëllain e madh të Arbenit.

A.Xhabafti jeton jashtë vendit por prej 7 ditësh ai është kthyer në Shqipëri dhe kjo sipas hetuesve ngre dyshimet se ka dorë në vrasjen e Bilalit.

Ai është lënë i lirë nga policia pasi nuk ka prova. Mësohet se policia ka vendosur në përgjim të gjithë anëtarët e familjes Xhabafti për të parë aktivitetin e tyre.

Si u ekzekutua Arben Bilali?

Autorët e ndoqën Bilalin nga Vasil Shanto deri në Selitë. Ai ndodhej në një makinë bashkë me shokun e tij gjatë kohës së lëvizjes dhe në momentin  kur ka zbritur është qëlluar nga autorët që ndodheshin në një makinë Benz (Lexo këtu).

Po ashtu, mësohet se ndaj tij është qëlluar plot 15 herë. Makina ku ndodheshin autorët, Mercedes Benz ishte me targa të falsifikuara, ndërkohë që vijon kqyrja e kamerave  të sigurisë të bizneseve në vendin ku ndodhi ngjarja.

Ish-polici i FNSH jetonte prej vitesh i ngujuar, pasi i janë vrarë më herët dy vëllezërit e tij, Bujar Bilali në 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, për shkak të konflikteve që familja Bilali ka patur me familjen Xhabafti.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arben bilali bujar bilali gjakmarrja bilali-xhabafti leonard bilali vrasja e ish-policit arben bilali bujar bilali gjakmarrja bilali-xhabafti leonard bilali vrasja e ish-policit

Sondazh

Poll