Aktualitet

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP vendos datën: Nga 19 marsi nis kandidimi

1 Shkurt 2019, 11:11 Nga DOSJA
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP vendos datën: Nga 19

TIRANË- Kryetari i Këshillit të Lartë i Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka njoftuar se në datë 19 mars do të hapet gara për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme.

Deri në qershor Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm, që do të zëvëndësojë, prokuroren e përgjithshme të Përkohshme, Arta Markun.

Ligji na jep tre muaj kohë pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përgatitjen e rregullores. Në datë 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm” deklaroi ai. 

Gjithashtu në fjalën e tij gjatë konferencës me temë “Strategjia për Magjistraturën”, Ibrahimi foli edhe për shkollën e Magjistratures, të cilën e cilësoi si aktor në zgjedhjen e kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Shkolla e Magjistraturës ka për ne, flas në emër të KLP, as më shumë dhe as më pak vlerën e fidanishtes. Sistemi ynë i drejtësisë ka një arkitekturë të tillë, që jo vetëm e kërkon, por pothuajse e dikton bashkërendimin konstant midis institucioneve të sistemit të drejtësisë. Shkolla e Magjistraturës është aktor në përzgjedhjen e kandidatëve për këshillat. Unë vetë jam një kandidat i Shkollës së Magjistraturës”, u shpreh Ibrahimi.

Edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca shprehu mbështetjen e Bashkimit Europian për reformat që janë ndërmarrë në Drejtësi. Në fjalën e tij gjatë konferencës, Soreca tha se shkolla e Magjistraturës do të ndryshojë kulturën e gjyqësorit shqiptar. (SHIKO KËTU)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku gara per prokurorine e pergjithshme gent ibrahimi klp prokuroria e pergjithshme arta marku gara per prokurorine e pergjithshme gent ibrahimi klp prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll