Aktualitet

Arrestohet autori tjetër i dyshuar i grabitjes së çiftit të tregtarëve në Memaliaj

1 Shkurt 2019, 10:03 Nga DOSJA
Arrestohet autori tjetër i dyshuar i grabitjes së çiftit

Në prangat e policisë ka rënë Donaldo Nelaj pasi akuzohet se është një prej autorëve të dyshuar  që grabitën me armë një dyqan në Memaliaj. 

Para pak ditëve u kapën Ilirjan Korbi, Ari Isomat, Dali Nela  dhe Armando Cakaj si të dyshuar për këtë ngjarje. Të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin, jo vetëm që grabitën çiftin e tregtarëve, por edhe e dhunuan atë, duke iu shkaktuar plagë të shumta në kokë dhe në trup.

Kambisti Mustafa Mustafai 70-vjeç dhe gruaja e tij Thëllëze Mustafai 67-vjeçe u plagosën me thikë dhe u grabitën. Autorët u morën 50 mijë lekë. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në qytetin e Memaliaj më datën 22.01.2019, ku u vodh me dhunë dyqani i 70 – vjeçarit, M. M.

Arrestohen edhe tre persona të tjerë si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, në vijim të punës për dokumentimin e zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.01.2019, ku u vodh me dhunë shtetasi M. M., u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për shtetasit:

D. N., 18 vjeç, banues në Memaliaj,
A. C., 19 vjeç, banues në Memaliaj,
A. I., 19 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjithashtu nga veprimet e kryera u bë i mundur dokumentimi si bashkëpunëtor në këtë ngjarje për shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Gjirokastër (i arrestuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”), si dhe u bë shpallja në kërkim e një 22 – vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja memaliaj mustafa mustafai thëllëze mustafai grabitja memaliaj mustafa mustafai thëllëze mustafai

Sondazh

Poll