Aktualitet

Mark Marku pas takimit me ministren: U përpoq të na fyente, jemi drejt grevës

1 Shkurt 2019, 08:11 Nga DOSJA
Mark Marku pas takimit me ministren: U përpoq të na fyente, jemi drejt

TIRANE-

Pas takimit me Ministren e Arsimit pedagogët janë shprehur se nuk kanë rënë dakort për kërkesat e tyre dhe për ligjin e “Arsimit të Lartë”.

Mark Marku u shpreh se ministrja  nuk reagoi për asnjë nga kërkesat e pedagogëve, madje sipas tij u përpoq t’u mbushte mendjen për të mirat që do të sillte “Pakti për Universitetin”. Kjo sipas Markut është fyese.

“Ne diskutuam për gjendjen në univeristet, i përqendruam kërkesat te takimi i asambleve para ministrit. Gjatë takimit ministri nuk u shpreh për asnjërën nga kërkesave, e çoi diskutimin në mënyrë jopruduktive për kërkesat. Presim deri në darkë deri sa ajo të ketë një përgjigje konkrete.

Ministrja u përpoq që të na mbushte mendjen për të mirat që do të sillte Pakti për Universitetin, gjë që ishte fyese për ne, pasi kuptojmë më shumë se vetë ajo. Studentët kanë protestën e tyre dhe ne do të vijojmë qëndresën tonë”, u shpreh Marku.

Lista e plotë e kërkesave të pedagogëve:  

Kërkesat e pedagogëve vijnë pas ngujimit të disa grupeve të studentëve nëpër fakultete. Ngujimi i studentëve në fakultete vjen 3 javë pasi mbylljes së protestës së  studentëve, (Lexo ketu), një lëvizje studentore e zhvilluar përgjatë gjithë muajit dhjetor, që u finalizua me ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar Rama 2 dhe me publikimin e Paktit të Universitetit.

Pakti për Universitetin është një paketë e hartuar nga qeveria që synon t’ju japë zgjidhje problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri. Nga ana tjetër, pedagogët kundërshtojnë Paktin dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimi e Lartë, i miratuar në 2016.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini kerkesat ligji per arsimin e e lare ngujimi i studenteve pakti per univeritetin pedagogët besa shahini kerkesat ligji per arsimin e e lare ngujimi i studenteve pakti per univeritetin pedagogët

Sondazh

Poll