Aktualitet

Kërcënonte 14-vjeçaren greke me foto nudo, arrestohet shqiptari në Greqi

1 Shkurt 2019, 08:53 Nga DOSJA
Kërcënonte 14-vjeçaren greke me foto nudo, arrestohet shqiptari

GREQI- Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi kishte shpërndarë në rrjet disa foto nudo të një vajze të mitur.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga mediat greke, kishte folur për disa kohë me 14-vjeçaren, e cila i kishte dërguar disa foto dhe video provokuese.

Më pas shqiptari e kishte kërcënuar se do t’i publikonte materialet nëse e mitura nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Megjithatë fotot dhe videot e të miturës kishin përfunduar në dorën e një të mituri tjetër, mik me shqiptarin.

Pas kësaj, vajza së bashku me nënën e saj shkuan në polici ku edhe bënë denoncimin që më pas solli arrestimin e shqiptarit për disa akuza: kërcënim të përsëritur, marrëdhënie me të mitur dhe posedim dhe prodhimin e pornografisë së të miturve.

Përveç shqiptarit, për posedim dhe shpërndarje të pornografisë së të miturve u arrestua edhe 16-vjeçari, i cili foto dhe videot e vajzës ua kishte shpërndarë shokëve të tij.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet e mitura greqi pranga shqiptarit ne greqi shqiptari e mitura greqi pranga shqiptarit ne greqi shqiptari

Sondazh

Poll