Aktualitet

U spiunua tek Policia se prodhonte dhe shiste drogë, pranga një personi në Lezhë

1 Shkurt 2019, 12:00 Nga DOSJA
U spiunua tek Policia se prodhonte dhe shiste drogë, pranga një

LEZHË-  Policia ka arrestuar një person me iniciale B.P. për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Arrestimi i tij është bërë pas një informacioni të marrë nga qytetarët.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet përreth banesës së tij në Lezhë u gjet dhe u sekuestrua kanabis.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Policia informohet nga qytetarët, në pranga një person për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte lëndë narkotike në një zonë të Lezhës, kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin B.P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Lezhë, iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet droge lezhe policia pranga prodhim dhe shitje narkotikesh droge lezhe policia pranga prodhim dhe shitje narkotikesh

Sondazh

Poll