Aktualitet

Nisin aplikimet për 150 studentët ekselentë, Lleshaj: Moment historik për Policinë e Shtetit

1 Shkurt 2019, 09:42 Nga DOSJA
Nisin aplikimet për 150 studentët ekselentë, Lleshaj: Moment

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar se ditën e sotme në Policinë e Shtetit hapen zyrtarisht aplikimet për 150 studentë ekselentë të cilët mund të bëhen pjesë e Akademisë së Sigurisë.

Në njoftimtimin e tij, Lleshaj shkruan se kjo është një ngjarje historike për Policinë, duke paralajmëruar se brenda vitit do të rihapen aplikimet për një grup të dytë.

150 universitarë do t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë dhe më pas strukturave hetimore të PSH. Një ngjarje historike. Brenda vitit një grup i dytë i ngjashëm do të pasojë.

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

Aplikimet janë të hapura deri më datën 15 shkurt 2019 dhe dosja e aplikimit duhet të dorëzohet në çdo drejtori vendore të Policisë së Shtetit, ku aplikanti ka të regjistruar vendbanimin.  (LEXO KËTU)

Kjo hapje e Policisë së Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale për gradën “nënkomisar”.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e sigurise ministria e brendshme policia e shtetit sander lleshaj studentet ekselente akademia e sigurise ministria e brendshme policia e shtetit sander lleshaj studentet ekselente

Sondazh

Poll