Aktualitet

‘Kam dy orë këtu, nuk ka stola’/ Të moshuarit presin në radhë në Qendrat Shëndetësore në Berat për t’u vaksinuar

30 Mars 2021, 12:43 Nga DOSJA
‘Kam dy orë këtu, nuk ka stola’/ Të moshuarit presin

BERAT-Pensionistët në Berat kanë pritur në radhë të gjata jashtë qendrës shëndetësore, për të marrë vaksinën anti-covid.

Me orë të tëra, në mes të rrugës dhe në këmbë vijojnë të qëndrojnë jo vetëm pensionistë të moshave mbi 70 vjeç që presin të kryejnë dozën e parë të vaksinës Sinovaks por edhe ata të moshave mbi 80 vjeç që presin të kryejnë dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca.

‘Kemi që në orën 8, nuk ka stola. Kam dy orë, tre orë. Na thoni prisni me radhë. Doktoresha na lajmëroi, na tha hajdeni, erdhëm në radhë, kush ishte më i zoti hyri’– thanë të moshuarit për ‘News24’.

Personeli mjekësor i Qendrave Shëndetësore ka ngritur shqetësimin se ambientet nuk janë të mjaftueshme dhe se qendrat kanë shumë pak personel, që e ka të pamundur përballimin e këtij fluksi vaksinimi.

Pensionistët shprehen se janë duke u sfilitur nga pritja prej disa orësh në këmbë dhe në mes të rrugës për të injektuar vaksinën. Sipas tyre, kjo gjendje nuk është normale dhe është e papërballueshme për një njeri të moshës së tyre, që janë edhe me ilaçe për tensionin dhe zemrën, të rrijë në këmbë për orë të tëra për të bërë një vaksinë.

Sot është dita e tretë e vaksinimit masiv në Shqipëri. Nga sheshi ministria Ogerta Manastirliu tha se deri më tani janë vaksinuar mbi 100 mijë persona.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi te moshuarit ne berat nis vaksinimi masiv ne shqiperi te moshuarit ne berat

Sondazh

Poll