Vaksinimi në Laç i të moshuarve, Rama: Mund të shkojmë lirshëm në 30 mijë vaksinime në ditë
30 Mars 2021, 10:34Nga DOSJA
LAÇ– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin të pranishëm ditën e sotme në Laç, aty ku ndoqën nga afër procesin e vaksinimit. Manastirliu bëri të ditur se deri më tani janë vaksinuar mbi 100 mijë persona, ndërkohë që në dy ditët e vaksinimit masiv kanë marrë dozën mbi 30 mijë persona. Rama bëri të ditur se nëse ecet me këto ritme mund të vaksinohen 30 mijë persona në ditë.
BISEDA:
Manastirliu: Në dy ditët e vaksinimit masiv janë mbi 30 mijë vaksinimie, jemi në nivel të mirë, sot shkojmë në 100 mijë vaksinime bashkë me dozën e dytë, që nga dita e parë. Treguam që kemi kapacitete për të vaksinuar.
Rama: Jemi vetëm në fillime dhe mund të shkojmë lirshëm në 30 mijë në ditë. Që do të thotë që në një kohë shumë më të shpejtë mund të bëjmë dozën e parë masivisht, pastaj doza e dytë na jep më shumë kohë. Respekte dhe shumë me shëndet.
Ditën e djeshme u vaksinuan 20 mijë e 414 persona, ndërsa dy ditë më parë morën dozën e parë të vaksinës kineze 11 mijë e 478 persona mbi moshën 70-vjeç.
Në Shqipëri janë vaksinuar afro 87 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza.
Në vendin tonë ka mbërritur edhe ngarkesa nga AstraZeneca, ndërsa pak ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Në Shqipëri kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksina kineze nga Turqia, nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se ka siguruar 1.2 milionë doza. Pas një telefonate me Ursula Von Der Leyen, kryeministri Rama tha se shumë shpejt pritet që në rajon të vijnë 651 mijë doza të Pfizer, por ende nuk dihet sa prej tyre merr Shqipëria.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ITALI– Dy shqiptarë të identifikuar si Fredi Frrokaj, Olsi Mitraj dhe italiani Alberto Zanini janë vënë në pranga pasi akuzohen se ishin pjesë e një bande...
TIRANË– Sot është dita e tretë e vaksinimit masiv në Shqipëri. Si dy ditë më parë, dhjetëra të moshuar janë mbledhur në çadrat e ngritura në sheshin...
TIRANE–Organizata Transparency International dhe Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim publikuan sot në Tiranë një raport mbi kapjen e shtetit, korrupsionin e ...
TIRANË– Najada Çomo, e cila është e dyta në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Tiranë, ka deklaruar se është shkëputur nga r...
TIRANË– Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Zjarrfikësve, Bledar Barjami, ka bërë të ditur se nuk kanë pasur pajisjet e duhura për të përballuar zjarrin që...
BERAT–Policia e Beratit ka vënë në pranga dy të rinj të cilët ditë më parë kundërshtuan urdhërin e policisë për të ndaluar.Në pranga janë vënë Elsjon Muzyri dhe...