Aktualitet

Grup i strukturuar criminal! Arrestohet 13 shqiptarë në Venezia, shisnin kokainë dhe kamufloheshin si punonjës në qendrën

30 Mars 2021, 11:35 Nga DOSJA
Grup i strukturuar criminal! Arrestohet 13 shqiptarë në Venezia,

ITALI– 13 persona, me origjinë nga Shqipëria dhe anëtarë të një bande janë vënë në pranga pasi akuzohen se shisnin dhe trafikonin kokainë në qendrën historike të Venecies. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët ishin prej kohësh nën hetim dhe janë prangosur në kuadër të operacionit “Fontega”.

Operacioni i anti-drogë u drejtua nga Prokuroria e Rrethit Anti-Mafia, e cila përfshiu mbi 100 policë.

Shqiptarët e arrestuar shfrytëzonin një punë normale për të qenë në gjendje të lëvizin të pashqetësuar në Venecias, ku edhe shisnin lëndën narkotike. Shumë prej të cilëve punonin në qendrën historike të këtij qyteti.

Ky grup kriminal që kishte një strukturë piramidale, i ndarë në detyra specifike dhe nivele përgjegjësie. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi kokaine.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 13 shqiptare ne venezia itali venezia arrestohen 13 shqiptare ne venezia itali venezia

Sondazh

Poll