Aktualitet

E FORTË, banorët kallëzojnë në SPAK ministrin Blendi Klosi dhe disa zyrtarë të Mjedisit për Hec-in në Zall Gjoçaj

30 Mars 2021, 12:02 Nga DOSJA
E FORTË, banorët kallëzojnë në SPAK ministrin Blendi

TIRANË– Banorët në Zall Gjoçaj kanë kallëzur në SPAK, ministrin Blendi Klosin si dhe disa zyrtarë të tjerë. Mes personave të cilët janë kallëzuar është Zamir Dede, Drejtues i Drejtorisë së Menaxhimit, Projekteve dhe Monitorimit, në AKZM dhe Agron Malaj.

Sipas tyre, Blendi Klosi, u ka dhënë fuqi ligjore dokumentave që bazohen në të dhëna të rreme, fiktive dhe të fabrikuara duke favorizuar ndërtimin e HEC-eve në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës. Ata janë shprehur disa herë se situata në këtë vend është alarmante, pasi parku është dëmtuar rëndë dhe shumë objekte të fshatit janë shkatërruar.

Kjo nuk është hera e parë që banorët kanë kallëzuar Klosin dhe zyrtarë të tjetë për ndërtimin e HEC. Në 19 shkurt të 2020 ishte kallëzimi i fundit që u krye në SPAK.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet agron malaj banoret e zall gjocajt blendi klosi hec heci ne zall gjocaj ndertimi i hec-it ne zall gjoçaj zamir dede agron malaj banoret e zall gjocajt blendi klosi hec heci ne zall gjocaj ndertimi i hec-it ne zall gjoçaj zamir dede

Sondazh

Poll