Aktualitet

U kapën duke shkëmbyer drogë, arrestohen 4 persona në Mirditë, sekuestrohet kanabis, dy makina, 5 celularë dhe 1500 euro

30 Mars 2021, 11:15 Nga DOSJA
U kapën duke shkëmbyer drogë, arrestohen 4 persona në

LEZHË– Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë persona me inicialet O. K., 23 vjeç dhe E. Q., 23 vjeç, banues në Mirditë dhe i shtetasve K. Sh., 33 vjeç dhe E. Gj., 27 vjeç, banues në Skuraj, Kurbin.

Katër të rinjtë janë kapur në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike. Gjatë operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.7 lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 aparate celularë, 1500 euro, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe 2 automjetet.

Njoftimi i policisë 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, arrestuan në flagrancë shtetasit O. K., 23 vjeç dhe E. Q., 23 vjeç, banues në Mirditë dhe i shtetasve K. Sh., 33 vjeç dhe E. Gj., 27 vjeç, banues në Skuraj, Kurbin.

Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në qytetin e Rrëshenit, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike. Gjatë operacionit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.7 lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 aparate celularë, 1500 euro, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe 2 automjetet me të cilët udhëtonin këta shtetas. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen kater persona arrestohen kater persona

Sondazh

Poll