Aktualitet

Lidhi djalin me zinxhir, rrahu gruan me rrip dhe i shkuli flokët, arrestohet emigranti shqiptar në Itali (DETAJE)

30 Mars 2021, 12:11 Nga DOSJA
Lidhi djalin me zinxhir, rrahu gruan me rrip dhe i shkuli flokët,

ITALI– Një emigrant nga Shqipria është arrestuar nga policia italiane, i akuzuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit dhe gruas së tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Caserta, ku 54-vjeçari i arrestuar i shkaktonte kërcënime të vazhdueshme, ngacmime, keqtrajtime fizike dhe psikologjike gruas së tij.

Ai ka lidhur me zinxhir djalin e tij të vetëm në makinë duke e goditur, me arsyetimin se e kishte parë në shoqërinë e një djali që nuk e pëlqente. Por jo vetëm kaq, pas kësaj ai rrahu me rrip edhe gruan.

Krimin në polici e ka rrëfyer djali mes lotësh, ndërsa gruaja ka shtuar se madje burri i dhunshëm I ka shkulur flokët.

Fundjavën e kaluar, 54-vjecari shqiptar mori masën e arrestit me burg dhe u dërgua në burgun e Santa Maria Capua Vetere.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet emigranti shqiptar ne itali arrestohet emigranti shqiptar ne itali

Sondazh

Poll