Aktualitet

Hetoi Ardian dhe Florenc Çapjan, merret në mbrojtje prokurori Ritvan Sukaj

30 Mars 2021, 10:42 Nga DOSJA
Hetoi Ardian dhe Florenc Çapjan, merret në mbrojtje prokurori Ritvan

TIRANË– Policia e Elbasanit ka marrë në mbrojtje prokurorin që ka hetuar Ardian dhe Florenc Çapjan. Ritvan Sukaj është prokurori që është marrë në mbrojtje, pasi ka firmosur tre urdhëra ndalimi pas operacionit ‘Krasta 2021’.

Si ndodhi arrestimi i tyre?

Çapja u vu në pranga një ditë në parë në kuadër të operacionit “Krasta 1”. Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

Gjatë prangosjes së tij është sekuestruar edhe një kallashnikov, pesë radio dhe uniforma policie. Për të njëjtin krim është shpallur në kërkim edhe Florenc Çapja, nipi i Ardianit. Në momentin që forcat RENEA kanë shkuar në shtëpina e Ardian Çapjas për ta arrestuar atë, brenda kanë gjetur edhe një person tjetër të shpallur në kërkim, Ardi Çekani.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capaj florenc capja ritvan sukaj ardian capaj florenc capja ritvan sukaj

Sondazh

Poll