Aktualitet

Mes tymit dhe kaosit, momentet e fundit të Arjan Salës, çastet kur u sinjalizua për zjarrin dhe u fut për të shpëtuar kol

30 Mars 2021, 11:35 Nga DOSJA
Mes tymit dhe kaosit, momentet e fundit të Arjan Salës, çastet

TIRANË– Janë bërë publike momentet e fundit të Arjan Salës, i cili hyri brenda magazinës te Casa Italia për të shpëtuar më shumë se 20 persona. Në momentin që 33-vjeçari mësoi se kishte rënë zjarr brenda magazinës, shihet që vrapon drejt vendngjarjes duke mos e menduar se çfarë mund të ndodhte më pas.

Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet Sala me bombul për fikjen e zjarrit në dorë që futet brenda magazinës. Duken qartë lëvizjet e fundit të 33-vjeçarit brenda magazinës dhe momentet e para kur në godinë kanë filluar që të dalin shtëllungat e para të tymit. Në fund, të gjithë punonjësit e tjerë kanë dalë nga kati-1, përveç Salës, i cili ishte kthyer edhe njëherë për të parë nëse kishte të mbetur pas.

I riu qëndroi për disa ditë brenda magazinës. Fatkeqësisht ai u gjet i pajetë nga forcat zjarrëfikëse. Ai është shpallur nga qeveria ‘Dëshmor i Atdheut’ për gjesin e tij heroik që i kushtoi jetën.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala arjan sala

Sondazh

Poll