Sport

Gjyqtari për golin e anuluar të CR7: “I kam kërkuar falje Portugalisë”

29 Mars 2021, 10:52 Nga DOSJA

PORTUGALI – “Sipas politikës së UEFA-s, gjithçka që mund të them është se i kërkova falje trajnerit Fernando Santos dhe ekipit portugez për atë që ndodhi”.

Në një bisedë me të përditshmen ‘A Bola’, gjyqtari holandez Danny Makkelie pranoi se ai i kërkoi falje Portugalisë për golin e anuluar të Cristiano Ronaldos, në minutën e fundit shtesë në ndeshjen e Beogradit ndaj Serbisë, për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”, që përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.

“Si një ekip gjyqtarësh, ne gjithmonë punojmë shumë për të marrë vendimet më të mira, – ka deklaruar gjyqtari 38-vjeçar. – Kur ndodh diçka e tillë, ne nuk jemi aspak të lumtur”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport a bola danny makkelie fernando santos katar 2022 a bola danny makkelie fernando santos katar 2022

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2021, 09:24

Dëmtim i frikshëm i Pedrit fut në panik Spanjën

GJEROGJI – Spanja fitoi 1-2 përballë Gjeorgjisë mbrëmjen e kaluar. Suksesi erdhi falë golit të Dani Olmo në minuta shtesë. Vendasit e mbyllën ndeshjen me dhjetë...